Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i lëvizjes, Rama u lutet qytetarëve: Mos dilni pa autorizim, ndëshkimet do jenë të forta

Lehtësimi i lëvizjes, Rama u lutet qytetarëve: Mos dilni pa

Kryeministri Edi Rama u drejtori një thirrje qytetarëve, duke u lutur që të mos lëvizin pa autorizim. Sipas tij, shumcia e qytetarëve janë korrekt në respektimin e masave. “U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë”, shkruan Rama.

Ai gjithashtu shprehet se masat e reja ndëshkimore do të jenë shumë të forta, ndaj apelon për korrektesë nga qytetarët. “Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”, shkruan Rama.

Qeveria ka parashikuar lehtësimin e masave, me pikatore siç ka njoftuar kryeministri, duke filluar me shtimin e orarit të lëvizjes. Ndërkohë, do të jenë në fuqi masat ndëshkuese për qytetarët që nuk i respektojnë ato.

Të fundit