Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave anti-Covid, konfirmon Manastirliu: Baret, restorantet dhe pishinat e mbyllura hapen më 1 Tetor!

Lehtësimi i masave anti-Covid, konfirmon Manastirliu: Baret, restorantet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar lajmin për rihapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura të njoftuar më herët nga kryeministri Rama.

Përmes një video-mesazhi, Manastirliu theksoi se hapja do të bëhët sipas protokolleve përkatëse dhe se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i panegociueshëm për rinisjen e punës për këto biznese.

Megjithatë, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë nuk vlen për klubet e natës, pub-et si dhe diskot, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

⚠️ Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik!

🤜#COVID19🤛”, shprehet Manastirliu.

Të fundit