Flash News

KRYESORE

Lehtësimi i masave kufizuese, Rama u kërkon “leje” mjekëve: Nuk i hapim krahun 'armikut', por...

Lehtësimi i masave kufizuese, Rama u kërkon “leje”

Mbrëmjen e të premes është mbledhur Komiteti Teknik i krizës së koronavirusit nën drejtimin e Kryeministrit Rama. Rama kërkoi nga mjekët dhe specialistët e Shëndetit Publik të këtij Komiteti, që të jenë ata që do të thonë se kur do të lejohet lehtësimi i kufizimit të masave shtrënguese për qytetarët.

Ndërkohë, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se “distancimi social ndikon në tkurrjen e kurbës së infeksionit”. Ndërkohë, Eugen Tomini, sepcialiste dhe drejtuese në ISHP u shpreh se në javën e pestë pritet të jetë piku i epidemisë në Shqipëri.

"Në këndvështrimin tim rastet janë të pritshme, shpresoj që ky trend i zbutur dhe jo agresiv të vijojë dhe në javën e 5-të të jetë dhe piku i kësaj epidemie", tha Tomini. Duke dëgjuar specialistët, Rama kërkoi nga ata që të japin leje për të bërë lehtësime të vogla për qytetarët.

"Nuk kemi ndërmend të bëjmë hapje krahu për armikun por duam të projektojmë një kolaudojmë në seri hapash që i kemi marrë fatkeqësisht i kemi hedhur në bazë të rekomandimeve që na vijnë nga ju. Duam të marrim dhe një konfirmim nga ju për të rregulluar kohën dhe ritmin pasi duhet të ecim paralelisht", tha Rama. Ndërkohë, përfaqësuesit e Komitetit Teknik garantuna kryeministrin se tampone po i kryhet kujdo që ka nevojë.

Të fundit