Flash News

KRYESORE

Lehtësira të burgosurve VIP/ Alarmi i kreut të Burgjeve: Po lirohen pa mbaruar dënimin

Lehtësira të burgosurve VIP/ Alarmi i kreut të Burgjeve: Po

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agimi Ismaili u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive të rretheve ku kërkon një bashkëpunim për interest ë sigurisë publike.

Në dokumentat e siguruara nga Shqiptarja.com shihet edhe letra zyrtare dërguar prokurorive, gjithashtu edhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas Ismailit, ajo çka përbën faktin më shqetësues ka të bëjë me vendimet gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit”.

Ai shkruan se prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përmendur edhe rastin e lirimit të parakoshëm të Lulzim Cakës, që u cilësua si një veprim pa dashje. Gjithashtu para kohe janë liruar edhe të burgosur të tjerë.

“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi”, thuhet në shkresë.

Kohët e fundit ka pasur denoncime të shumta në lidhje me lehtësirat që të burgosurit VIP përfitojnë nga drejtorët e burgjeve.

Një rast i njohur është ai i drejtorit të burgut 313, Maksim Hamitaj që dyshohet se favorizonte të burgorsurit si Emiliano Shullazi dhe e lejonte të takohej me antarë të bandës.

Të fundit