Flash News

KRYESORE

Leipzig shkruan historinë, Mourinho largohet me turp nga Champions

Leipzig shkruan historinë, Mourinho largohet me turp nga Champions

Leipzig është për mrekulli!

Trajneri i ekipit gjerman, Julian Nagelsmann, sonte mposhti një nga trajnerët më të mirë të botës, Jose Mourinho, me Tottenham-in e tij, duke arritur për herë të parë në historinë e klubit gjerman në çerekfinalet e Champions League.

Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 1-0 të gjermanëve, ndërsa kjo e sotmja u mbyll 3-0. Leipzig kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me kapitenin Sabitzer. Ky i fundit shënoi golin e dytë pas 11 minutash dhe la gjurmët e tij në këtë ndeshje madhështore të Leipzigut.

Për t’i dhënë goditjen e fundit Tottenham-it mendoi Forsberg, i cili shfrytëzoi një rrëmujë në zonën angleze për të mposhtur francezin Lloris. Ky triumf ishte krejtësisht i merituar.

Të fundit