Flash News

KRYESORE

Lejuan automjetin me drogë të kalojë kufirin, arrestohen dy policë në Kapshticë

Lejuan automjetin me drogë të kalojë kufirin, arrestohen dy

Dy punonjës policie janë arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Kapshticës pas akuzës për shpërdorim detyre nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Sipas policisë, dy punonjësit nuk kanë kontrolluar një mjet që kaloi kufirin, ndërsa policia greke gjatë kontrollit konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Shtetasit e arrestuar janë, Robert Demiraj me detyrë kontroll në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

 

Të fundit