Flash News

KRYESORE

Lejuan kalimin e kamionit me 2,5 ton drogë drejt Italisë, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Durrës

Lejuan kalimin e kamionit me 2,5 ton drogë drejt Italisë, arrestohen 2

Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, për 2.5 ton drogë drejt Italisë, paraditen e sotme janë ndaluar 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Durrës.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit për në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Të fundit