Flash News

KRYESORE

Leksion politik nga Kroacia: Ministri kroat i Mbrojtjes jep dorëheqjen, shkak reagimi ndaj zjarrit

Një leksion poltike vjen nga Kroacia, një vend ballkanik. Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq ka dhënë sot dorëheqje pas kritikave të presidentes Kolinda Grabar Kitaroviq.  Ministri u kritikua se ushtria ka mundur që edhe më herët t’iu ndihmojë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit, i cili ditëve të fundit ka kapluar Dalmacinë.  Krstiçeviq ka ofruar mandatin në dispozicion duke thënë se ose kryeministri Andrej Plenkoviq, apo presidentja Grabar-Kitaroviq mund ta zëvendësojnë menjëherë nëse dëshmohet se forcat ushtarake nuk kanë reaguar me kohë ndaj shpërthimit të zjarreve, shkruan “Jutarnji list”.

Ndryshe, zjarre të mëdha kanë kapluar rajonin, e sidomos Kroacinë e Malin e Zi, e ku kjo e fundit ka kërkuar ndihmë edhe në NATO pas situatës së krijuar.

Ndërsa në Shqipëri, prej ditësh mbi dhjetë deri në 20 vatra zjarri kanë shkrumbuar me dhjetra ha pyje e shkurre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, në vend nuk ka asnjë reagim serioz nga shteti. Rama poston foto plazhi, merret me dëgjesa publike të banorëve, ministrat bëjnë llogaritë e ditëve të fundit, Mimi Kodheli ka nxjerrë ushtrinë për të pastruar rrugët…

Të fundit