Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Leksione “injorance” nga presidenti bjellorus: Pini vodka dhe bëni sauna, na mbron Zoti nga koronavirusi”
Në Bjellorusi nuk ka masa ekstreme për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, për të thënë që janë marrë shumë pak masa. Përveç kësaj, qytetarët po nxiten nga vetë presidenti i vendit që të pinë vodka dhe sauna.
Alexander Lukashenki, presidenti bjellorus ka lënë mënjanë duke injoruar të gjitha paralajmërimet e këshillat për COVID-19, pasi të dielën ai lejoi që ndeshjet e futbollit të vazhdonin normalisht dhe përveçse bjellorusët nuk rrinin në shtëpia si shumica e shteteve në gjithë botën, fërkoheshin dhe gëzonin.
Nda disa foto të publikuara nga Sky News, vihen re se po zbatohet vetëm disa masa, por nuk po ruhet distanca nga të tjerët. Tifozët iu nënshtruan matjes së temperaturës para se t’u lejohej hyrja në stadium. Një numër i vogël prej tyre mbanin maska, por sidoqoftë, qëndronin ngjitur me të tjerët.
Presidenti Alexander Lukashenko vetë mori pjesë në një ndeshje hokej në akull të shtunën e kaluar dhe u shpreh duke thënë se “sporti është kura më e mirë kundër virusit.”
Gjatë ndeshjes, presidenti i tha një gazetari: “Më mirë të vdesësh në këmbë, se të jetosh në gjunjë.”
Kur u pyet nëse kishte diçka që do e tërhiqte presidentin nga loja, Lukashenko u shpreh: “Ka mundësi, por pse? S’e kuptoj. S’ka viruse këtu. Shihni ndonjë virus vërdallë? Unë s’shoh gjë. Ky është një frigorifer.”
Përveç kësaj, ai ka këshilluar qytetarët ë pinë 50ml vodka në ditë për të larguar virusin, por jo kur janë në punë. Këshilla këto, që bien ndesh me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Gjithashtu, Lukashenko tha se saunat, puna dhe konsumimi i mëngjesit në kohë janë mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin.
Sipas Agjencisë Telegrafike Bjelloruse, presidenti ka shtuar po ashtu: “Nuk do të anulojmë asgjë. Do t’i mbajmë të gjitha festat. Le të na mbrojë Zoti nga koronavirusi.”