Flash News

KRYESORE

“Leksioni i Albinit për Shqipërinë”, Lubonja tregon arsyen se përse sistemi zgjedhur nuk funksionon

“Leksioni i Albinit për Shqipërinë”, Lubonja tregon

Analisti Fatos Lubonja mendon se lideri i VV-së, Albion Kurti i ka dhënë një shembull shqiptarëve të Shqipërisë, që ata nuk duhet që të jenë kaq të varur nga komuniteti ndërkombëtar.

“Albin Kurti i ka dhënë edhe një shembull shqiptarëve të Shqipërisë; nuk mund të jemi kaq të varur nga komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar vendos për fatet tona kur ia delegojmë ne, sepse ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të diktojnë se kush do jetë kryeministri i Kosovës”, tha Lubonja për News 24.

Sa i përket menaxhimit të zgjedhjeve, analisti gjykon se në Shqipëri nuk është problem sistemi, por i ndershmëria e partive politike.

“Ajo që ka bërë të mos funksionojë sistemi zgjedhor është fakti se nuk respektojmë ligjin por kemi respekt më shumë për hilen. Ka munguar vullneti, ndershmëria e klasës politike që kur vjen puna për zgjedhjet duhet të thotë që ‘aty nuk duhet të fusim duart’. Nuk është çështje kodi zgjedhor. Te ne mbetet respektimi i ligjit jo ligjet që kemi” përfundoi ai.

Të fundit