Flash News

KRYESORE

Leksioni që vjen nga Haga, gazetarët ‘bombardojnë’ ambasadorin amerikan: Këtu jemi në Holandë, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve

Gazetarët holandezë kanë dhënë një leksion fantastik gazetarie kur vendosën me shpatulla pas muri ambasadorin e ri amerikan në Hagë, i cili ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, nuk gëzon ndonjë ‘status special’ përveç atyre që garantohen nga konventat ndërkombëtare.

Përballja e gazetarëve me Peter Hoekstra është një shembull për ne, kolegët e tyre në Shqipëri, se si duhet të këmbëngulim në konferencat që zhvillohet me zyrtarët e lartë të shtetit dhe jo të dëgjojmë monologje të stërgjatura.

Ish-kongresmen republikan për Miçiganin, Peter Hoekstra ka deklaruar në 2015-n se në Holandë ka ‘zona të ndalura’, të cilat i konsideroi si enklava myslimane që janë jashtë kontrollit të shtetit. Ai ka deklaruar gjithashtu se politikanët dhe makinat digjen nga myslimanët në Holandë.

“A ke arritur tani në konkluzionin se ke gabuar kur ke deklaruar se politikanët dhe makinat po digjeshin?”, ishte pyetja që gazetari i drejtoi ambasadorit Hoekstra në konferencën e parë. “Ishte një deklaratë e gabuar, a ishte e rreme?”

“Kam bërë një deklaratë ku kam shprehur keqardhjen dhe kam kërkuar falje për komentet që kam bërë. Nuk do t’i rikthehem më kësaj çështje”, u shpreh ambasadori.

Por kjo përgjigje nuk kënaqi gazetarët holandezë, të cilët vijuan të këmbëngulnin.

“A janë djeguar politikanë në të kaluarën në Holandë? E beson këtë? Po apo jo”, ishte një tjetër pyetje.

Ambasadori rikthesoi se nuk do t’i rikthehej kësaj çështje, ndërkohë që vijoi të qëndronte në heshtje, në mes të dhomës.

“Ndonjë shembull të ndonjë politikani holandez të djegur në vitet e fundit?”, pyeti një tjetër gazetar.

“Këtu je në Holandë, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve”, ndërhyri një tjetër gazetar teksa ambasadori qëndronte në heshtje.

“Të lutem, nuk funksionon kështu”, këmbënguli gazetari. 

Të fundit