Flash News

KRYESORE

Lëkundet Jugu, 14 tërmete godasin Shqipërinë brenda pak orëve

Plotë 14 tërmete janë ndjerë në Shqipëri brenda pak orëve. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti i parë është regjistruar ditën e djeshme në orën 15:00 dhe epiqendra e tij ka qenë në kufij me Greqinë.

Ndërkohë, në orët e para të datës 20 maj, janë regjistruar pesë lëkundje tërmeti të cilat janë ndjerë në jug të vendit.

Tërmetet kanë qenë me magnetudë të ulët ndërsa nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Të fundit