Flash News

KRYESORE

Lëkundet sërish Italia, tërmet 4,2 ballë Rihter në pjesën qendrore të vendit

Lëkundet sërish Italia, tërmet 4,2 ballë Rihter në

Një tërmet me magnitudë 4,2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesë qendrore të Italisë pa shkaktuar viktima apo dëme, sipas Mbrojtjes Civile italiane.

Tërmeti u regjistrua në orën 04:13 (02:13 GMT) dhe epiqendra u lokalizua tre kilometra nga lokaliteti i Campotosto, në provincën e Aquilas (Abruzzes), tetë kilometra nga Amatrice (Latium) dhe në një thellësi prej 14 kilometrash, sipas zbulimeve të Institutit Kombëtar të Vullkanologjisë.

Ai është ndjerë nga popullsia por nuk ka shkaktuar viktima apo dëme.

Komuna e Amatrices u godit më 24 gusht 2016 nga një tërmet me magnitudë 6,2 ballë të shkallës Rihter duke shkaktuar vdekjen e të paktën 300 personave dhe shkatërrimin e disa fshatrave përreth.

 

Të fundit