Flash News

KRYESORE

Lëkundje të forta, parashikimi një vit më parë: Shqipëria rrezikohet nga tërmetet si ai i 1967

Lëkundje të forta, parashikimi një vit më parë:

Ditën e sotme u regjistruan lëkundje të forta tërmeti ku epiqendra ishte në zonën e Gjirit të Lalzit me një magnitutë 6 ballë, pro që u ndie edhe në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Ndërkohë, afro një vit më parë, Shemsi Prençi, i cili asokohe mbante detyrën e kreut të Emergjencave Civile paralajmëroi se Shqipëria rrezikohet nga tërmete të fortë, të ngjashme me ato të vitit 1967.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara.

Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”, tha Prençi.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës.

Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i termeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”, deklaroi ai në gusht të vitit të kaluar.

Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen.

 

Të fundit