Flash News

KRYESORE

Lëkundje të forta tërmeti në Juglindje të vendit

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur pasditen e së mërkurës juglindjen e Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmologjisë tërmeti goditi në orën 16:21 rreth 124 km në juglindje të Tiranës dhe 11 km në juglindje të Korçës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lidhur me tërmetin ka folur për televizionin Klan sizmiolgou Bahri Shaqiri, i cili ka thënë se këto tërmete janë normale për Korçën.

“Ne monitorojmë 24 orë në 24 dhe nuk kemi vënë re situatë shqetësuese. Pati tërmet sot në mëngjes në Korçë 2.4 ballë, që është normale pas tërmetit të 1 qershorit.”

 

Të fundit