Flash News

KRYESORE

Lëkundje të tjera tërmeti, flet sizmologu Koçi: S’ka vend për panik

Lëkundje të tjera tërmeti, flet sizmologu Koçi: S’ka

Para pak minutash lëkundje të tjera tërmeti u regjistruan në vend. Kjo krijoi panik te banorët. Për këtë ka folur sizmologu Rexhep Koçi, i cili një lidhje telefonike me “News24”, tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale.

“Para disa minutash është regjistruar në veri të Durrësit, me magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilometra. Unë jam në Kryevidh dhe nuk e kam dëgjuar. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”-tha ai.

Të fundit