Flash News

KRYESORE

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Vorë

Në Shqipëri u ndien sërish lëkundje tërmeti. Magnituda e tij ishte 4.1 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Vorë. Lëkundje pati edhe në kryeqytet, e po ashtu edhe në Durrës.

Paslëkundjet kanë qenë të vazhdueshme në territorin shqiptar pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit, me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter.

Si pasojë e tij u dëmtuan shumë godina, ndërkohë që humbën jetën 51 persona. Dëmi ekonomik llogaritet nga 500-700 milionë euro, ndërkohë që shifër zyrtare nuk ka. Qyteti i Durrësit pësoi më shumë dëme nga lëkundjet.

 

Të fundit