Flash News

KRYESORE

Lëkundjet zhvendosen në jug, dy tërmete brenda pak orëve në Vlorë e Himarë

Lëkundjet zhvendosen në jug, dy tërmete brenda pak orëve

Shqipëria është përfshirë në një valë tërmetesh të cilat nisën që të mërkurën. Gjatë këtyre ditëve, epiqendra e tërmeteve ka qenë Gjiri i Lalëzit ndërkohë që lëkundjet janë ndierë në qarqet Tiranë, Durrës e Elbasan.

Por pasditen e sotme janë regjistruar dy tërmete në jug të vendit. sipas Institutit të Gjeoshkencave, në orën 15:28 minuta është regjistruar një lëkundje dhe epiqendra e saj ka qenë në Jalë, në afërsi ët Himarës. Ndërkohë, po sipas Institutit të Gjeoshkencave në orën 19:08 është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Bolenë në afërsi të Vlorës.

Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet dëme.

 

Të fundit