Flash News

KRYESORE

Lela: Anti-KÇK një flluskë sapuni, i bindur se do të harrohet

Lela: Anti-KÇK një flluskë sapuni, i bindur se do të

Analisti Alfred Lela mendon se projektligji i ri anti KÇK i prezantuar nga kryeministri Edi Rama do të rezultojë një flluskë sapuni. Ai kujton nisma të tjera si “Fundi i Marrëzisë” apo “Forca e ligjit”, të cilat nuk dhanë aspak rezultat.

“Unë mendoj se nuk mund të themi nëse politikanët kanë ligje të mira ose jo, nëse nuk i kthehemi të kaluarës. Unë dua t’ju kujtoj nisma edhe më herët me bujë të kësaj qeverie. Sigurisht që z. Lleshaj nuk është fajtor për të gjitha, pasi nuk ka shumë kohë në këtë qeverisje. Kujtoni ‘Fundin e Marrëzisë’, kujtoni policinë e Tahirit, ‘Policia që duam’, ‘Forca e ligjeve’, u tha se ‘do bëjmë namin me të fortët e lagjeve’ etj. Kanë rezultuar të gjitha marrëzia e fundit. Pra, u mbars mali dhe polli një mi, kjo është tradita. Më duket një flluskë e komunikimit publik. Jam i bindur se kjo do harrohet, si përherë.”, tha Lela në “Real Story” në Neës 24.

Atij i vjen çudi me faktin që kjo qeveri në fund të mandatit thotë se do bëjë namin. “Unë e shoh si fushatë elektorale. Unë sa pashë Edi Rama sot hapi fushatën elektorale. Në skenar dhe në regji ishte si hapje e një fushate elektorale. Jemi në një inerci të madhe”, u shpreh Lela.

Të fundit