Flash News

KRYESORE

Lela: Nuk ka ligj që ia mbyll derën vrasjeve, ministri i Brendshëm më shumë kujdeset për t'u dukur

Lela: Nuk ka ligj që ia mbyll derën vrasjeve, ministri i

Analisti Alfred Lela e cilëson si mjaft të rëndë situatën kriminale në vend, ndërsa komentoi vrasjen më të fundit në kryeqytet, ku u ekzekutua një 28 vjeçar. Ai ka kritika edhe për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij ka më tepër dukje se sa punë.

“Po ndodhin vrasje të profilit të lartë kudo në Shqipëri. Nuk ka ligj që mund të kalojë në parlament që t’ia mbyllë derën vrasjeve. Gjendja e kriminalitetit ndodh mendoj edhe nga kaosi, edhe nga shikimi i shtetit që nuk të tremb, ndoshta lidhet edhe me ministrin e Brendshëm që më shumë kujdeset për veshje e dukje dhe krimi komunikon me plumba e terror.

Unë kam idenë që krimi e njeh këtë amulli dhe e do këtë mjegull, e prandaj ndodhin këto vrasje. Kanë ndodhur tre vrasje në zona të rrahura, në pikë të ditës në Rrëshen dhe natën në Tiranë. Kriminaliteti i lartë mendoj se lidhet me gjendjen e amullt në vend”, tha Lela në “Real Story” në News 24.

Të fundit