Flash News

KRYESORE

Lela pyet ministrin Lleshaj: Tani me anti KÇK-në, a do shkoni ju në Gjirin e Lalzit?

Lela pyet ministrin Lleshaj: Tani me anti KÇK-në, a do shkoni ju

Analisti Alfred Lela ka pyetur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj nëse paketën e re anti – KÇK, do ta përdorin edhe për të hetuar politikanët. Ai solli në vëmendje faktin që “Zëri i Amerikës” që është zëri i DASH shkroi se ligji i ri i mbivendoset kompetencave të prokurorisë.

“Po shikoja sot shumë njerëz, ishte administrata e të gjitha niveleve, dhe dëgjoj ministrin që thotë se jemi për t’u kufizuar lirinë ‘të fortëve’. Ata që ishin aty janë vetë të dyshuar. A do shkoni ju në Gjirin e Lalzit?”, tha lela në “Real Story” në News 24.

Ai shtoi se këta që kanë vullnetin politik janë edhe vetë të dyshuar.

“Mënyra e jetesës së tyre e zgjon këtë dyshim, vilat e mëdha, makinat e shtrenjta dhe burimet e tyre a përputhen me të ardhurat. Pra, jemi në një gjendje skizofrenike, që më bën ta mendoj jo serioze.”

Kurse ministri LLeshaj iu përgjigj se në aspektin ligjor çështjen e korrupsionit ndërpolitikan, qeveria e ka zgjidhur duke ndryshuar shumë ligje, apo duke krijuar SPAK.

“E konsiderojmë çështje kohe fillimin e organeve të drejtësisë edhe në këtë fushë. E kemi krijuar kuadrin ligjor për këtë. Sa i përket kategorisë së krimit që është poshtë për të nuk kemi krijuar një bazë ligjore. Edhe këta duhet t’i pyesim për pasuritë e tyre, siç po bëhet me politikanët. T’i detyrojmë të justifikojnë pasuritë ata.”

Të fundit