Flash News

KRYESORE

Lela: Qeveria tranzitore nuk mund të jetë element çudibërës, Rama po i imponohet opozitës

Lela: Qeveria tranzitore nuk mund të jetë element

Për analistin Alfred Lela, drejtues i Politiko.al, në  tryezën me mazhorancën opozita është ulur nga pozita e më të dobëtit.

I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Lela është shprehur se Rama po imponohet nga pozita e më të fortit.

“Opozita po bën marrëveshje nga pozita e të dobëtit. Rama dhe mazhoranca nga pozitat e forcës po imponojnë. Megjithatë, sfida çliroi gjithë atë ngërç. Tani kemi vullnetin politik. Revolucioni permanent i opozitës nuk prodhoi asgjë. Dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk janë fare të përfshirë në këtë marrëveshje. Do jetë marrëveshje si ajo më herët që nuk prodhoi asgjë?”, tha Lela.

Sa i përket propozimit të opozitës për një Qeveri tranzitore për 100 ditë para zgjedhjeve, Alfred Lela thotë se kjo po propozohet si një element çudibërës për të zgjidhur situatën.

 

Të fundit