Flash News

KRYESORE

Lela: Shtetit nuk i duhej OFL në vitin e shtatë të qeverisjes; mungesa e seriozitetit alarmante

Lela: Shtetit nuk i duhej OFL në vitin e shtatë të qeverisjes;

Alfred Lela, drejtues i Politiko.al, i ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla është ndalur te operacioni ‘Forca e Ligjit’ i cili prej disa ditësh vijon punën në terren.

Për Lelën qeverisë nuk i nevojitet një mekanizëm i tillë, pasi arsyeton se ajo i ka të gjitha mekanizmat e nevojshme, por prej 7 vitesh nuk i ka zbatuar.

Ndërsa për zëdhënësen e OFL, e cila përflitet se mban veshur një kapele dhe syze, Lela u shpreh se nuk e sheh si problem pjesën e maskimit të saj dhe shtoi se në media u luajt me pjesën e ‘polices bukuroshe’.

“Shteti nuk ka nevojë për të krijuar OFL, pasi i ka të gjitha mekanizmat. Nuk më duket se u desh OFL në vitin e 7 te qeverisjes.

Kam tezat e mia, por të gjitha shenjat më thonë se mungesa e seriozitetit është alarmante. Ndodh kjo, kur reforma në drejtësi është nëpër këmbë. Unë besoj se mungesa e seriozitetit duket alarmante.

Unë nuk e shoh problem pse del me maskë zëdhënësja e OFL. U luajt në media me këtë pjesën që kemi police bukuroshe. Nga gjëja sekrete dhje gjëja e fortë që do trembte kriminelët, kaluam në narrativën e bukuroshes. Shakaja në operacion vazhdon”, përfundoi Lela.

Të fundit