Flash News

KRYESORE

Lëndimi në mitingun e PD, Basha me sy të skuqur deklaratë për mediat: Të vihen para pëgjegjësisë autorët, ne nuk do ndalemi

Lëndimi në mitingun e PD, Basha me sy të skuqur deklaratë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli sot përpara mediave me sy të skuqur pas ngjarjes së një dite më parë në mitingun e hapjes së fushatës në kryeqytet ku edhe dhjetra qytetarë dhe deputetë u lënduan.

Basha i bëri thirrje organeve shtetërore të venë para përgjegjësisë autorët dhe të zbardhin ngjarjen teksa shtoi se PD po bën analizën e saj.

"Efektet janë anësore jo serioze dhe të përkohëshme. Ndërsa prsim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve kushdo qofshin ata , po bëjmë dhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace por është detyra e autoriteteve të bëjnë detyrën. Ne nuk do të ndalemi, unë do vazhdoj fushatën sonte në qytetin e Fierit" tha Basha.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme.

Ndërkohë policia ka marrë bluzat dhe mostra për të bërë analizat për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

 

Të fundit