Flash News

KRYESORE

Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon Presidenti Nishani

Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon Presidenti Nishani

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me lëndimin e qytetarëve në mitingun e çeljes së fushatës së Partisë Demokratike ku dhjetra pesona përfunduan në spital pas përfundimit të mitingut .

Reagimi i Nishanit:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Të fundit