Flash News

KRYESORE

"Lëngu magjik", studimet tregojnë sa të vërteta janë përfitimet shëndetësore të lëngut të selinosë

"Lëngu magjik", studimet tregojnë sa të vërteta

Në revistat e shëndetit dhe në rrjetët sociale shkruhet se lëngun e selinosë, po ta pini në mëngjes me stomakun bosh, sjell përfitime të shumta shëndetësore.

Përdoruesit e mediave sociale dhe jo vetëm, thonë se konsumimi i lëngut të selinosë ka shëruar tek ata problemet e shëndetit mendor, ekzemën, mund të parandalojë kancerin, etj.

“Nuk është surprizë që çdo gjë që një njeri i famshëm ose me influencë përmend në rrjetet sociale merr shumë vëmendje ", tha dietologia Lisa Drayer,  për CNN.

Ajo shpjegon se një kërcell 5 inç ka vetëm tre kalori, një filxhan selino e copëtuar ka 20 kalori, por duke e kthyer atë në lëng shtoni kaloritë.

"Çdo herë që shtrydhni perime ose fruta, i shtoni vaktit tuaj sheqerna, karbohidrate dhe kalori", tha Drayer. Një filxhan me lëng selinoje përmban 42 kalori.

Të fundit