Flash News

KRYESORE

“Lënia e mandateve është vetëm fillimi“, Aldo Bumçi paralajmëron përshkallëzim të aksioneve të opozitës

“Lënia e mandateve është vetëm fillimi“, Aldo

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shprehet se aksioni opozitar nuk do të ndalet vetëm me djegien e mandateve. Por do të përshkallëzohet më tej.

“Pas djegies së mandateve nuk do jemi më te vetëpërmbajtur siç ishim të shtunën. Do ketë radikalizim të lëvizjeve tona”, sqaroi Bumçi në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus, pa dhënë më shumë detaje.

Bumçi e cilësoi protestën e së shtunës si më të madhen të organizuar nga opozita, për të cilën tha se solli një energji të re. “Askush nuk priste që Edi Rama të largohej me një protestë, ajo është akumulim dhe ndaj dy epoka. Kjo protestë solli një energji të re që nuk ekzistonte më parë, në këtë protestë ishte një ndër më të mëdhat të realizuara nga ne ishte një energji e re dhe ishte ndër me të mëdhatë në 30 vjet”, përfundoi Bumçi.

Të fundit