Flash News

E-TJERA

Lenjani me një luan, Agolli, Lila dhe Ajeti kujtojnë ‘lavdinë’ e Francës

Lenjani me një luan, Agolli, Lila dhe Ajeti kujtojnë

Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues duken mjaft të motivuar në prag të ndeshjes me përfaqësuesen e Italsë në ‘ Renzo Barbera ’ të Palermos.  Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës Rusi 2018 do të luhet me datë 24 Mars, ora 20:45.

Mesfushori i kombëtares Ermir Lenjani ka qenë aktiv në rrjetin social Facebook duke postuar një foto të një luani me mbishkrimin ‘durim’. Postimi i vendosur në gjuhën shqipe dhe arabe nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij.  Megjithëse Lenjani duket i përqëndruar në ndeshjen me Italinë, komentuesit i bëjnë thirrje të flasë në gjuhën shqipe.

[gallery columns="1" size="full" link="file" ids="259,262,260,263"]

 

Gjithashtu, kapiteni i kombëtares Ansi Agolli ka postuar në rrjetet sociale një foto me lojtarë të tjerë të kombëtares tonë me mbishkrimin ‘ memories ’. Kjo foto që daton që nga Kampionati Europian duket se i motivon djemtë e kombëtares tonë dhe është ri-postuar nga Andi Lila. I ngjashëm me Agollin dhe Lilën ka qenë edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares Arlind Ajeti duke postuar nje foto të tijën nga Kampionati Europian duke treguar se është gati për ndeshjen me Italinë.

Kështu, mbrojtja e përfaqësueses tonë duket e motivuar në prag të sfidës me Italinë ku përballë do ketë dy sulmuesit më në formë të momentit : Belotti dhe Immobile.

 

 

 

 

Të fundit