Flash News

KRYESORE

“Leon, ma vranë djalin”, gazetari rrëfen komunikimin me babain e Florenc Beqirajt pasi doktorët i hoqën oksigjenin

“Leon, ma vranë djalin”, gazetari rrëfen komunikimin me

Gazetari Leon Molla ka rrëfyer komunikimin me Gëzim Beqiraj, babain e Florencit, pasi këtij të fundit i kishin hequr oksigjenin në spital. “Leon, ma vranë djalin”, ishin këto fjalët e para të babait, ndërkohë që djali i tij kishte vetëm pak minuta që ishte ndarë nga jeta në spitalin e Marsejës në Francë.

Gëzim ka deklaruar se mjekët nuk e kanë pyetur dhe ai nuk ka firmosur që 23 vjeçarit t’i hiqet oksigjeni, që e mbante atë në jetë, ndonëse ndodhej në vdekje klinike.

Florenc Beqiraj punonte prej tre vitesh si kamarier në Marsejë, por nuk kishte arritur të merrte lejen e qëndrimit. Ai u arrestua tre javë më parë nga policia dhe gjatë qëndrimit në qeli kishte lajmëruar familjarët se rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Policia pretendon se i riu është vetëvrarë në burg, por familjarët akuzojnë punonjësit e burgut dhe të burgosurit e tjerë si të dyshuar për vdekjen e Florencit. 

Vdekja e Florenc Beqirajt, Ambasada në Paris: Po presim përfundimin e hetimit

Reagimi i gazetarit:

Leon ma vranë djalin !!!

Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorët Francez i hoqën oksigjenin.

Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:

Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?

Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.

Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.

Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.

Me këto fjalë mbylli telefonin.

Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.

Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe.

Të fundit