Flash News

KRYESORE

Leonardo DiCaprio: Planeti po kërcënohet nga Presidenti Trump

Leonardo DiCaprio: Planeti po kërcënohet nga Presidenti Trump

Pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja me Parisin për klimen, lajm i cili u bë i ditur nga Donald Trump sot në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar aktori Leonardo DiCaprio.

Di Caprio e quan kërcënim për planetin Donald Trump dhe se jemi më shumë se kurrë në rrezik.

“Sot,  e ardhmja jetesës së planetit tonë është kërcënuar nga vendimi i pakujdesshëm i Presidentit Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit. E ardhmja jonë në këtë planet tani është më në rrezik se kurrë më parë. Për amerikanët dhe ata që  kërkojnë një udhëheqje të fortë në çeshtjet e klimës, në komunitetin e botës, ky veprim është thellësisht dekurajues. Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të vendosur për të zgjidhur ndryshimet klimatike dhe për të sfiduar ata udhëheqës që nuk besojnë në fakte shkencore apo në të vërteta empirike. Është koha që të gjithë ne të ngrihemi, të organizojmë, të luftojmë dhe të kanalizojmë energjinë tonë në veprim politik,” shkruan Leonardo DiCaprio në një postim në Facebook.

Aktori prej disa kohësh po merret me çeshtjet klimaterike ku së fundm,i ka realizuar dhe një dokumentar për ndryshimet klimatike që po pëson planeti.

Gjithashtu, kujtojmë se DiCaprio mori Oscarin e parë me rolin e tij kryesor në filmin “The Revenant” ku trajtonte ndryshimin e klimës.

Të fundit