Flash News

KRYESORE

Lepurushët e Pashkëve në Belgjikë ‘veshin’ maska, fitimet prej shitjeve në mbështetje të personelit mjekësor

Një prodhuese çokollatash artizanale në Belgjikë, Genevieve Trepant vendosi ta mbyllte dyqanin e saj të shitjes me pakicë me nisjen e masave të qeverisë për izolim prej koronavirusit.

Pashkët janë një periudhë kyçe e vitit për këtë lloj biznesi, pasi kërkesat për çokollate në formë lepujsh, simbol i Pashkëve janë të shumta.

Prodheuesja vendosi të përqëndrohej tek shitjet në internet dhe shumë shpejt, u përball dhe me një kërkesë të pazakontë: t`u vinte maska lepurushëve, ashtu si njerëzit po bëjnë nëpër botë.

Kështu, kukullat e saj prej çokollate të Pashkës u kthyen në “ Lepurushë solidariteti”.

Përveç idesë së bukur, Trepant ka vendosur t`ia japë fitimet prej shitjeve të tyre, atyre që kanë nevojë për pajisje mbrojtëse: punonjësve të kujdesit shëndetësor në Belgjikë.

Reuters

Të fundit