Flash News

KRYESORE

Lerda kërkon të thyejë tabunë në Gjirokastër: Fitojmë pas 22 vitesh, kemi nevojë për pikë

Lerda kërkon të thyejë tabunë në Gjirokastër:

Partizani do të luajë ndaj Luftëtarit ditën e nesërme në një sfidë që për të kuqtë ka një rëndësi të madhe. Synimi është që “demat e kuq” të mund të thyejnë tabunë, pasi ata kanë 22 vite që nuk arrijnë të fitojnë dot në Gjirokastër.

Trajneri i skuadrës, Franko Lerda tha se humbja me Kukësin është harruar dhe tani ekipi është i përqendruar në sfidën e vështirë ndaj bluzinjve.

“Është e vështirë, e dimë. Sa i përket ndeshjes hapëse do donim ta nisnim mirë me Kukësin, por e kemi harruar atë dhe tani jemi pozitivë. Po shohim pozitivisht dhe mendojmë për ndeshjen e radhës dhe siç e thatë ju nuk është e lehtë. 22 vite që nuk fitojmë? Ne e urojmë dhe duam ta thyejmë këtë tabu negative, sepse kemi nevojë për pikë.”, tha LErda.

I pyetur se cilët skuadra shikon ai si rivale për titullin, tekniku u përgjigj: “Është shpejt. Sipas meje duhet parë faza e parë njëherë, për më tepër që merkatoja është ende e hapur.”

Trajnerët italianë nuk kanë pasur jetëgjatësi, por Lerda nuk e mban mendjen aty: “Unë e mendoj pozitivisht, çfarë do vijë më vonë do të vijë. Nuk varet nga unë.”

Ndeshjet e javës së 2-të

Sot

27-08-2019 19:00                              KF Tirana              -              KF Teuta

Nesër

28-08-2019 19:00                              Flamurtari FC     -              FK Kukesi

28-08-2019 16:00                              KF Laçi   -              KF Skenderbeu

28-08-2019 16:00                              KS Luftëtari         -              KF Partizani

28-08-2019 16:00                              KF Bylis -              KF Vllaznia

Të fundit