Flash News

KRYESORE

Lerda para derbit: Rrezikoj shkarkimin? Nuk kuptoj shqip, Partizani në fushë për të fituar

Lerda para derbit: Rrezikoj shkarkimin? Nuk kuptoj shqip, Partizani në

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, e merr me qetësi derbin ndaj Tiranës nesër në "Selman Stermasi" në orën 19:00, edhe pse skuadra e tij, këtë herë ndryshe nga të mëparshmet nuk është favorite për të fituar. Të kuqtë janë në kuotën e shtatë pikëve, 3 më pas se bardheblutë pas 5 javësh të luajtura. Partizani ka 5 vite që nuk humbet në derbi, por tekniku italian nuk e ndien veten në presion.

“Shpresoj që këto statistika të arrijnë të jenë në favorin tonë. Duam të vazhdojmë këtë traditë dhe të mbetemi të pathyeshëm në takimet që do të zhvillojmë përballë Tiranës. Por ajo që është më e rëndësishmja është që ne jemi stërvitur mjaft mirë për këtë takimi. Shpresojmë ta ruajmë këtë traditë dhe të mos mposhtemi.”, tha lera.

Ai shtoi se skuadra e tij futet në fushë për të fituar.

“E kam thënë edhe më parë, nuk dua të përcaktoj rezultatin e takimit. Gjithmonë e përgatis skuadrën që të futet në ndeshje për ta fituar takimin. Nuk e di si do të rrjedhin episodet e lojës. Ajo që është e rëndësishme, që skuadra hyn në fushë për të fituar çdo takim. unë në rrezik për t’u shkarkuar?

Unë nuk kuptoj shqip, nuk e di ca shkruhet. Personalisht presidenti Demi nuk më deklaruar asgjë. E kam të vështirë ta besoj diçka të tillë. Nuk e ndjejmë aspak veten nën presion. Brenda skuadrës jemi mjaft të qetë. Po punojmë mjaft mirë, do dalim në fushë për të marrë maksimumin. Nuk e di çfarë do të ndodhë në fund të ndeshjes. Kjo ndeshje ka një rëndësi mjaft të veçantë. Për ne si skuadër ka rëndësi sepse kërkojmë pikët, por edhe ambientin, për vetë historinë që ky derbi mbart në kampionatin shqiptar. Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme.”, tha Lerda në konferencën për shtyp.

Të fundit