Flash News

KRYESORE

“Lëreni Gertën dhe sfidoni problemin”, Rigerta Loku reagon për herë të parë pas fjalimit në Kuvend

“Lëreni Gertën dhe sfidoni problemin”, Rigerta Loku reagon

Rigerta Loku ka reaguar për herë të parë që pas fjalimit që mbajti të shtunën në Kuvend dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Ajo ka kërkuar nga media dhe politika që të mos merren me të personalisht por me problemet që ajo parashtroi.

“Ju lutem lëreni Gertën, merruni me problemet që ajo parashtron. Gerta është grua, e brishtë, e re, nënë, zonjë shtëpie. Merruni me problemin që ajo parashtron. Problemi është i madh, sfidoni problemin”, shkruan shkurtimisht Rigerta Loku.

Fjalimi i Rigertës është kthyer së fundmi në përplasje politike mes opozitës dhe mazhorancës dhe jo në një përplasje idesh për atë se çfarë duhet bërë për të shpëtuar fshatin në Shqipëri.

Deklarata e Rigerta Lokut kundër Edi Ramës që ‘i shpëtoi’ medieve dhe opozitës, si hodhi poshtë projektin me të cilin mburret kryeministri

 

Të fundit