Flash News

KRYESORE

"Lëri broçkullat, zbato planin!" Basha 'hesht' për ndryshimet në Kod, thirrje Ramës: 5 pikat mund të mos bëjnë mrekulli, por do sjellin lehtësim

"Lëri broçkullat, zbato planin!" Basha 'hesht'

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Elbasan për t’u njohur më nga afër me situatën në të cilat ndodhen bizneset atje. Në një prononcim për mediat, Basha tregon për situatën e rëndë të cilën ka hasur gjatë vizitës së tij, ndërsa i bën kërkesë Ramës të zbatojë planin e PD me 5 pika për të përballuar pasojat e pandemisë.

“U futëm në biznese të ndryshme, dhe ishim në një nga rrugë kryesore të Elbasanit. Ka rënë gjysmë për gjysmë konsumi, njerëzit s’kanë të blenë bukë. S’kanë lekë. Isha në farmaci, dhe më thanë që më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. Hapet kutia dhe jepet një pjesë, pra një tabak i ilaçeve.

Lista në farmaci vijon të rritet. E njëjta gjë në Durrës. Konsumi ka rënë pikiatë. Xhepat e njerëzve janë bosh. Është i vetmi vend që jo s’pati paketë të tretë e të katërt, por edhe paketat e para ishin gjysmake.

100 mijë njerëz të papunë Kush mendon për ta? Çfarë përgjigje ka Rama? Nga mëngjesi deri në darkë bën batuta pa kripë, po ato as nuk hahen as nuk pihen”, është shprehur Basha.

I pyetur për ndryshimet në kodin zgjedhor, Basha ka anashkaluar pyetjen duke u shprehur se ndodhej në Elbasan për një çështje krejt tjetër. Basha e vuri te plani kombëtar i PD-së, të cilën edhe njëherë tjetër i bëri thirrje Ramës ta vërë në zbatim.

“S'kam ardhur për Kodin Zgjedhor këtu, kemi një plan se çfarë duhet bërë pas 25 prillit, familjet shqiptare nuk kanë të ardhura që të blejnë bukë, mjekët dhe infermierët janë në rrezik përballë

Planin me 5 pika ta marrë, t'i lërë brockullat, e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi merre këtë plan dhe zbatoje, se nuk ka të bëjë me konkurrencë politike. Si mund të thuash prit të vijë 25 prilli, të votojnë për mua dhe të shohim se çdo të bëhet, sot po flasim për 6 muaj kur njerëzit janë në pikë të hallit, e kemi bërë planin që ta zbatojë qeveria, mund të mos japin mrekulli, por një farë lehtësimi do e japin. Kam vetëm një kërkesë, të nisë ky plan të zbatohet një orë e më parë. As për qejfin tim, apo për inatin e Edi  Ramës”, tha Basha.

Të fundit