Flash News

KRYESORE

"Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi", Basha i rikujton Ramës transparencën: Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë

"Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi", Basha i

Pas ironisë së kryeministrit Rama, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtur edhe njëherë këtij të fundit që të fundit që të bëjë transparencë për çështjen e detit me Greqinë.

Rama ironizoi Bashën duke i thënë: “shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, teksa kreu i PD i është përgjigjur duke i thënë se "historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë".

Postimi i Bashës:

Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…

Postimi i Ramës:

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruam Rama në tëitter.

Kjo pasi PD akuzonte qeverinë se nuk po bënte transparencë lidhur me çështjen detare. Sipas saj, kryeministri Edi Rama “po fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare“.

“Partia Demokratike mbështet zgjidhjen e çdo cështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet e lartpërmendura”, theksohet në reagimin e PD.

Të fundit