Flash News

KRYESORE

"Lërjani autizmin atyre fatkeqëve", Alket Hyseni i përgjigjet komentueses: Sëmundja është përdorur figurativisht

Deputeti socialist Alket Hyseni është kritikuat gjatë dy ditëve të fundit për fjalorin e përdorur në Facebook, ku iu drejtua Sali Berishës me fjalët “plak autik”.

Një komentuese i ka shkruar në koment deputetit të cilit i drejtohet:

“ Lerjani autizmin atyre fatkeqeve qe u ka rene per pjese dhe mos e perdorni ne replika politike se mund te lendoni shume zemra nenash dhe Zotin vecanerisht.

E dyta, mir plaku merre hajt mo se coc ka bere ne jete per te ndryshuar biografine e tij komuniste, po ju ate grame rucin si e mbani akoma ne parti. Po mir ju se hajt mo pjese e kazanit mbeteni te gjithe, po ata nderkombetaret mer jahu si ia japin doren neper delegacione.

Kjo do te thote: Shqiperi moj te kam dh.....

Ste kuptova dot njehere.

Kupa eshte mbush me m... qe ne kohen e konices po ju e derdhet fare lum”.

Ndërsa Hyseni justifikohet duke u shprehur se e ka përdorur figurativisht sëmundjen dhe se nuk ka dashur të lëndojë askënd.

“Viola pershendetje!

Kur permendet figurativisht nje semundje nuk do te thote fare qe synon te lendoje kedo qe lufton perdite ate beteje te veshtire. Perdorimi si figure letrare psh e kancerit nuk synon aspak te lendoje miliona njerez qe luftojne kete semundje. Synimi i vetem eshte te tregoje shkallen e vertete te veprimeve politike te papergjegjshme qe sjellin pasoja te renda ne shoqerine tone.

Sa per shqetesimin e dyte, te ftoj te hapesh syte dhe te shohesh ndryshimin e madh mes komunisteve te ndershem qe punuam per idealin e tyre duke pasur si qellim nje Shqiperi te zhvilluar, dhe ata kameleone qe skane as parime as moral as bosht politike si sb apo te tjere.

Nuk na ben dot bashke ne nje kazan sepse jemi ndryshe , komplet ndryshe nga berishizmi si politike qe zhvat, baltos, nxin dhe fyen cdo dite atdheun, vetem e vetem per interesa personale.

Batutat e qemotshme te Konices mos i nxirr nga konteksti kur nuk i kupton plotesisht dhe mundohu te flasesh nje fjale te mire per Shqiperine, te pakten, kur me teper sben dot”, përgjigjet Hyseni.

Të fundit