Flash News

KRYESORE

Lëshoi kapsollën që plagosi efektiven, Policia e Tiranës: Kemi kapur në kohë rekord 18 vjeçarin e dyshuar

Lëshoi kapsollën që plagosi efektiven, Policia e Tiranës:

Policia e Tiranës njofton se ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të 18 vjeçarit që dyshohet se ka lëshuar kapsollën që më pas plagosi efektiven Ina Muka, gjatë protestës përpara Kuvendit.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Daniel D., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për katër vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Gjatë protestës së banorëve të 'Unazës së Re', policja Muka u dëmtua rëndë në gishtin e njëres dorë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Njoftimi i policisë:

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së efektives së "Shqiponajve"

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.

Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel D., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Të fundit