Flash News

KRYESORE

Lesi këshillon Ramën: Ik sa më parë, të shtunën do të jetë shumë vonë

Lesi këshillon Ramën: Ik sa më parë, të shtunën do

Gazetari Nikoll Lesi këshillon kryeministrin Edi Rama që të largohet menjëherë nga pushteti, ndryshe të shtunën do të përballet me një surprizë të pakëndshme. Më 8 qershor, do të zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar përpara kryeministrisë në orën 19:00.

“Pas përgjimeve të publikuara nga media më e madhe në Evropë, gazeta “Bild”, nuk ka më dyshime se trafiqet kryesore të drogës dhe grupet kriminale kanë lidhjet me segmente të rëndësishme të pushtetit dhe qeverisë së majtë. Lista e gjatë e deputetëve të PS që u larguan nga dekriminalizimi duket e parëndësishme kur sheh se bandat kanë gjetur një mënyrë të re për të ndikuar në polikë.

Jo vetëm e përdorin shtetin për punët e pista, por arrijnë që të fusin në Kuvend vet përfaqësuesit direkt të interesave të tyre.

Pra, jemi në pikën kur bandat mund të miratojnë dhe ligjet që duan. Mjaftojnë bisedat e publikuara për të kuptuar se “Kryesia e PS” që përzgjedh kandidatët për deputetë dhe kryebashkiak nuk është në Tiranë, por mblidhet rregullisht diku në vilat e Shijakut dhe Durrësit.

Gjithë akuzat për vjedhje, blerje dhe kërcënim votash, për lidhje me bandat, kanabizimin e vendit dhe kthimin e qeverisë në shtojcë të krimit, në artikullin e “Bild” vlejnë më shumë se gjithë raportet e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor dhe raportet e Komisionit Evropian.

Protesta e radhës është lënë të shtunën. Nuk ka më kohë dhe asnjë mënyrë që këtij skandali Edi Rama t’i shpëtojë më propagandën e zakonshme. Ka vetëm një rrugë, largimi për të shpëtuar veten, PS dhe vendin. Dhe duhet të iki që sot, të shtunën është shumë vonë”, shkroi botuesi i gazetës “Koha Jonë”.

Të fundit