Flash News

KRYESORE

Lesi i përmendi emrin, reagon Endri Fuga: Alarmi është pa lidhje, u denoncua nga qytetarët

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga Nikoll Lesi, botues i gazetës ‘Koha Jonë’, i cili tregonte komunikimet që kishin patur pas ndërhyrjes së policisë në ambientet e redaksisë.

Fuga shprehet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhen zyrat e gazetës ata që kanë denoncuar Lesin për ndërtimin e shkallëve të emergjencës. Ai e konsideron palidhje alarmin e gazetarit.

“Policia i përgjigjet denoncimit të banorëve për ndërtimin e shkallëve në pallatin ku banon botuesi i Koha Jonë. Alarmi i Nikollës=palidhje. Ndërtimi i shkallës së emergjencës për një biznes në ambientet e dhëna me qera nga botuesi. Pas verifikimit, puna vazhdon”, shkruan Fuga.

Nikoll Lesi tregoi se kishte komunikuar me Fugën pasi dyshon se pas ndërhyrjes së policisë qëndron Edi Rama.

Policia rrethon redaksinë e gazetës ‘Koha Jonë’ , Nikoll Lesi: Telefonova Çakon, Veliajn dhe Fugën; kam kaluar vijën e kuqe  

Të fundit