Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Letër ambasadorëve nga RTV Ora / Veliaj ka kërcënuar Ylli Ndroqin: Do të të fus në listën e 'personave non grata' në Amerikë
Një letër e gjatë, në anglisht, u ka mbërritur ambasadorëve të të akredituar në Shqipëri. Letra e pazakontë e siguruar nga Politiko.al është hartuar nga bordi drejtues i Televizonit Ora dhe denoncon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke e konsideruar shantazhues të gazetarëve dhe medias dhe një rrezik për lirinë e shprehjes në Shqipëri. Drejtuesit dhe gazetarët e RTV Ora gjenden nën presion dhe shantazh të vazhdueshëm, thekson letra.
Po aty ambasadorët lajmërohen se pronari i Televizionit, Ylli Ndroqi është kërcënuar personalisht nga Erion Veliaj duke i përmendur edhe ambasadën amerikane dhe përfshirjen në listën e 'personave non grata' të Departamentit të Shtetit, nëse media në pronësi të tij nuk ndryshon qëndrim.
" ...kemi evidenca të këtij presioni, të këtyre kërcënimeve dhe shantazheve, përfshirë nga vetë z. Veliaj", shkruhet në letër. Fillesa e këtij konflikti sipas letrës daton në shtator 2018, kur Ora News filloi të raportonte mbi protetestën dhe debatin për prishjen ose jo të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Veliaj, thekson letra drejtuar ambasadorëve, ka kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj kryeredaktores së Ora News në atë kohë, Beti Njuma.
"Këto presione varionin nga kërkesa për të ndaluar raportime të caktuara, për të ndaluar së raportuari mbi Teatrin dhe deri te kërkesa për të hequr nga puna gazetarë të caktuar dhe për të fshirë linqe të caktuara. Për arsye se ne nuk ndaluam së raportuari për Teatrin, për arsye se ne nuk pushum së kërkuari transparencë nga Bashkia rreth shpenzimeve dhe punëve publike, presioni shtohej", sqaron letra.
Politiko.al ka raportuar më parë për konfliktin mes pronarit të Televizionit Ora dhe kryebashkiakut Veliaj.
Më poshtë origjinali në anglisht dhe përkthimi në shqip i letrës së bordit të RTV Ora:
Kërkimi i së vërtetës në shërbim të interesit publik ka qenë gjithmonë dhe mbetet misoni parësor i gazetarëve dhe drejtuesve të Ylldon Media Group, pronarë të RTV Ora dhe Ora News.
Me këtë qëllim ne gjithmonë kemi denoncuar dhe informuar publikun për çdo rast korrupsioni, të shpërdorimit të postit dhe fondeve publike duke ekpozuar lidhjet ndërmjet zyrtarëve publikë dhe zyrtarëve te qeverisë dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe në të gjithë vendin.
Gjatë këtij procesi ne jemi bërë një nga zërat më të fuqishëm kritikë dhe një nga burimet më të besueshme të informacionit ndër media audiovizive në Shqipëri, duke shkuar aty ku pak kanë guxuar të shkojnë.
Ne gjithmonë jemi hasur me vështirësi në misionin tonë, sulme dhe shantazhe të çdo lloji-politikë, ekonomikë dhe personalë. Duke ditur këtë, për më shumë se një vit puna jonë është penguar si kurrë më parë nga zyrtari publik në krye të njësisë adminstrative më të madhe të vendit, me buxhetin më të madh, vendimet e të cilin prekin 1/3 e popullisë së Shqipërisë.
Ky është kryebashkiaku i Tiranës, z Erion Veliaj.
Për më shumë se një vit përpjekjet tona për të raportuar mbi progresin dhe cilësinë e punëve të marra përsipër nga Bashkia e Tiranës, në përpjekje për të hedhur dritë mbi përdorimin e fondeve publike, gjithnjë janë pritur me reagime agresive nga z. Veliaj, me sulme personale, kërcënime dhe shantazhe, gjë që e ka penguar punën tonë në mënyrë domethënëse. Ne dëshirojmë të theksojmë faktin s zotërojmë të dhëna të përpjekjeve të z. Veliaj për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët dhe drejtuesit tanë, paraqitje e një rasti tronditës të dhunimit të lirisë së medias dhe shprehjes në Shqipëri. Ne gjithashtu duam të theksojmë se liria e medias dhe liria e shprehjes nuk janë shqetësimi ynë i vetëm si media, por gjithashtu dy nga shqetësimet kryesore të organizatave ndëkombëtare dhe partnerëve që monitorojnë progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Trajtimi agresiv i gazetarëve nga kryebashkiaku Veliaj deri në frikësime, kërcënime dhe shantazh, filloi më 25 shtator 2018 kur Ora News filloi të mbulonte një nga çështjet më kontroversiale dhe të debatuara në Shqipëri në atë kohë, prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Si reagim ndaj mbulimeve tona, kryeredaktorja e Ora News, Beti Njuma, dhe gazetarët që raportonin ngjarjen filluan të marrin presione të shtuara. Këto presione varionin nga kërkesa për të ndaluar raportime të caktuara, për të ndaluar së raportuari mbi Teatrin dhe deri te kërkesa për të hequr nga puna gazetarë të caktuar dhe për të fshirë linqe të caktuara. Për arsye se ne nuk ndaluam së raportuari për Teatrin, për arsye se ne nuk pushum së kërkuari transparencë nga Bashkia rreth shpenzimeve dhe punëve publike, presioni shtohej.
Mungesa e transparencës dhe një obsesion me imazhin publik, një imazh që z. Veliaj dëshpërimisht kërkon të përcjellë në publik, është posaçërisht e ilustruar nga përpjekjet e suksesshme të kryebashkiakut për të ushtruar kontroll të plotë të pasqyrimit mediatik të vetes dhe Bashkisë, të cilën ka arritur ta menaxhojë përmes një makine propagandistike efiçente dhe frikësuese. Kjo makinë propagandistike, e cila drejtohet nga Drejtoria e Marrdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, ka arritur ta përmbytë median shqiptare me raporte të parapërgatitura informacioni që 'redaktohen' nga punonjësit e Bashkisë. Në këtë klimë është gjithnjë e më vështirë për të përgatitur lajme mbi kryebashkiakun dhe Bashkinë. Çdo përpjekje e tillë, përfshirë edhe tonat, pritet me kërcënime, frikësime, dhe shantazhe nga z. Veliaj. E përsërisim edhe njëherë se kemi evidenca të këtij presioni, të këtyre kërcënimeve dhe shantazheve, përfshirë nga vetë z. Veliaj, si dhe nga Drejtori i Punëve Publike në Bashki z. Taulant Fusha.
Presioni arriti pikun më 16 nëntor 2019, kur pronari i Ylldon Media Group z. Yllli Ndroqi, u bë subjekt i sulmeve personale, kërcënimeve dhe shantazheve nga z. Veliaj, një situatë që ende vazhdon. Këtë herë z. Veliaj ka shkuar deri aty sa të përdorë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, një nga misionet diplomatike më të rëndësishme në vend, për të frikësuar z. Ndroqi.
Guximi i z. Veliaj për të kërcënuar z. Ndroqi personalisht, duke lënë evidencë të pakundërshtueshme në formën e komunikimeve elektronike dhe mesazheve të shkruara, në të njëjtën kohë duke implikuar ambasadën amerikane në Tiranë, paraqet arsye të forta për të filluar hetimet rreth personit të tij, zyrës së tij dhe lidershipit të tij në Bashkinë e Tiraëns, dhe raporteve të tij me zyrtarë të tjerë në institucione lokale, qendrore dhe ndërkombëtare. Ne shpresojmë se të dhënat tona kundër z. Veliaj - të përpjekjeve të tij për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët, drejtuesit dhe pronarin-do të bëhen një mjet në luftën kundër një individi i cili përbën një rrezik shumë të madh publik, që ka guximin për të përlyer emrin e mirë dhe reputacionin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kërcënuar gazetarë dhe pronarë mediash që refuzojnë t'i shkojnë pas fijes dhe t'i nënshtrohen vullnetit të tij, me përfshirjen në listën e personave non grata të Departamentit të Shtetit.
Ne do t'jua përcjellim këtë çështjeve autoriteteve të drejtësisë, që është në proces reformues për shkak të mbështetjes së fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Me anë të kësaj letre ne dëshirojmë të informojmë të gjitha palët e përfshira në mbrojtjen e gazetarëve, të lirisë së medias, lirisë së shprehjes, të sundimit të ligjit, të parimit demokratik të balancës së pushteteve, dhe të së ardhmes së integrimit europian të Shqipërisë, rreth sulmeve jashtëzakonisht të rrezikshme të kryebashkiakut të Tiranës kundër medias. Ne presim që autoritetet përgjegjëse të reagojnë mbi këtë çështje teksa ne denoncojmë kërcënimet ndaj gazetarëve, në punën e tyre për të ekspozuar shkeljet financiare dhe politike dhe për t'u kërkuar llogari zyrtarëve publikë. Ka institucione emri i mirë i të cilëve është njollosur nga nga z. Veliaj në përpjekje për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët. Çdo heshtje mbi këtë çështje e autoriteteve përgjegjëse do ta lejojë z. Veliaj që të vazhdojë të frikësojë, kërcënojë dhe shantazhojë, gazetarët dhe median shqiptare pa hasur në ndëshkim...

Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46