Flash News

KRYESORE

Letër Gonxhes që çel pas Ramës!/Përplasja për limuzinën e Enver Hoxhës, gazetari i përgjigjet drejtorit pasi e bëri ‘bllok’ në fb

Ka vijuar me përplasje dhe ‘fletërrufe” debati mes gazetarit Flamur Vezaj , i cili jeton në Boston dhe drejtorit të Transporteve Blendi Gonxhja, pas ky i fundit postoi në FB limuzinën e personalizuar të ish-diktatorit Enver Hoxha, një “Mercedes Benz”, prodhim i vitit 1966.

Gonxhja tregoi po ashtu edhe historinë kur në Gjirokastër i ka dalë para ish-diktatorit Hoxha me 2 vizatime, të cilat Enver Hoxha i ka pëlqyer. Krahas kësaj histori, gazetari Vezaj reagoi i revoltuar, por më pas Gonxhe i shkruan një mesazh privat, të cilin gazetari e ka bërë publike dhe me pas i bën ‘bllok' Vezajt. 

Vezaj i përgjigjet Gonxhes me një letër të cilën e titullon: Leter Gonxhes qe çel gjithmone pas Rames!

I dashur Gonxhe diga, ti e di mire se cfare eshte kurbeti. Nese une, qe thua ti Gonxhe mora rruget e kurbetit per te miren e femijeve te mi, ti i more nga frika kur erdhi Berisha ne pushtet! Sepse sic thoshin gojet e liga, nuk gjeje dot me se kush celes ne tufen e medha te celesave te tu, i bente kujt apartamenti. Dhe e mesove me mire se si eshte kurbeti kur teta Neta te thoshte rri aty e mos u kthe sepse i prish pune Edit!

Ti i dashur Gonxhe dhe vendin e kurbetit nuk e tregoje, sic ai merhumi me makinen e te cilit ti re ne dashuri nuk tregonte bazat. Ai i thoshte popullit, jam ne mal dhe ishte ne Tirane me Nexhmijen duke i hapur gropen Qemalit qe ti e vizatove dhe e quan hero. Edhe ti i thoje popullit, jam ne Spanje dhe rrije ne Greqi duke pritur te theriste Enveri i ri e duke marre mesazhe nga nena e Enverit te ri!

Nje dite te bukur te dhane leje te ktheheshe nga interrnimi duke sjell edhe ide te reja per ndertimet, PPP-te, dhuro nje peme, pyllin orbital,etj etj patentat e deri te tranpsportet qe i njeh mire! Por per keto te tjerat i dashur Gonxhe do te shkruaj nje dite tjeter!

Sot po te rendise keto rreshta meqense me kishe shkruar ne inbox nje fletrrufe dhe me pas me kishe vene bllok! Metode e njohur e disa burrave te Rilindjes e qe nuk me habit edhe pse studentet e dhjetorit une i konsideroje TRIMA por me ty nuk paskam gabuar, ti je ndryshe! Sepse kete e tregove edhe ne rrefimin tende mbreselenes pas 42 vitesh me cicerimen nostalgjike te takimit “rastesor” me diktatorin! Nuk kishe faj, ishe vetem 8 vjeç e nuk beheshe dot debatikas e as disident dhe te detyruan!

Gonxhe i dashur, e di sa i lumture jam qe me shkruajti nje antikomunist si ty, qe fal sakrifices tende ne vitin 1990 (sic e ve ne dukje edhe ti) une dhe shume te tjere sot po shijojme lirine (edhe pse une ne USA) dhe fjalen e lire! Ju kuptoj i dashur Gonxhe se sakrifica juaj dhe trauma psikologjike qe keni perjetuar ne ate kohe, duke kerkuar rrezimin nga pushteti te pronarit te makines qe ju u dashuruat, pastaj puna ne Ministri te Kultures e sidomos ne Bashki, incidenti i diges dhe me pas interrnimi ne kurbet, ju ka lene edhe pasoja deliri per te cilat ju kuptoje se ishe ti qe çele dhe u rrezua diktatura! Peshe e rende kjo!

Gonxhe i dashur, Nga letra jote u indinjova vetem per nje gje, qe nuk e paskam kuptuar prej kaq vitesh! Edhe pse gjyshin e ndjere e kam pas partizan, une nuk e kisha kuptuar qe isha nje komunist! Sa rende paskam qene! Por fal teje, (shyqyr qe ekziston) se ti i njeh komunistet, une e kuptova kete gje dhe kur te kthehem ne Tirane do te sjell dy vizatime! Do te lutesha te beje nje vleresim e uroj te te pelqejne!

I dashur Gonxhe, te me ndjesh se me duhet te nderprese kete leter se me kerkuan nga puna, jo nga ato qe beje dhe bene ti por nga pune te ndershme nese e kupton se per cfare po flas se dhjamosja ne pushtet i bene njerezit te humbin shqisat!

E me fal o zoti Gonxhe qe ne letren time nuk ka aq shume dashuri sa ne letrat qe ti je mesuar te marresh. Ne ato letra romantike qe fillonin me formen tende te bukur te kokes, qe leviz lehte sipas tundjeve te autobuzit ne karrigen perpara kryetarit te Bashkise. Nuk jam aq romantik sa ai! Kerkoje ndjese per kete!

##

P.S. E shkrova kete leter i dashur Gonxhe nga diga e liqenit ne Boston. Ishte vendi qe me beri te ndihesha me prane teje!

 

Të fundit