Flash News

KRYESORE

Letërkëmbimi me Florion Mimën në 2013-ën, Basha i përgjigjet Ramës: Teatri i Metropolit është aty!

Letërkëmbimi me Florion Mimën në 2013-ën, Basha i

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit nxirri një shkresë zyrtare të Florion Mimës, ish-ministrit të Ekonomisë, në kohën kur Basha ishte kryetar bashkie në vitin 2013.

Sipas Ramës, ish-ministri i kërkonte Bashës që të privatizonte Teatrin e Metropolit për llogari të Astrit Veliajt.

Menjëherë ka reaguar Basha, duke e cilësuar si të pavërtetë këtë akuzë. Basha thekson se teatri është aty, ndërsa objekte të tjera si Kinema 17 Nëntori, Kinema Republika etj., janë shkatërruar për ndërtimin e pallateve në vend të tyre.

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit