Flash News

KRYESORE

Letërsia shqiptare në Francë, dy ditë pariziene për Besa Myftiun dhe Ylljet Aliçkën

Letërsia shqiptare në Francë, dy ditë pariziene për

Shkrimtarja shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, dhe shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçka do të jenë pjesë e dy takimeve letrare, që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris, do të organizojë këtë fillim tetori, kushtuar posaçërisht letërsisë shqipe.

Sipas njoftimit të botuesit të dy shkrimtarëve, sh.b. Toena, takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?

Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gajtë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj.

Të fundit