Flash News

KRYESORE

Letra e Aleancës së Grave Deputete, kush nuk firmosi kërkesën për dënimin e dhunës

Letra e  Aleancës së Grave Deputete, kush nuk firmosi

Në letrën e dërguar kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruci, për dhunë e ushtruar ndaj dy deputeteve të LSI-së gjatë protestës së Opozitës përpara Parlamentit, anëtaret e Aleancës së Grave deputete duket se nuk kanë qenë të gjitha në të njëjtën mendje.

Nga 39 deputete, në kërkesën për dënimin e dhunës ndaj deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, kanë firmosur vetëm 15 anëtare. Në këtë kërkesë kanë munguar firmat e deputetëve socialiste, si dhe deputetes së Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu dhe Reme Lala, dhe Elena Xhina të PDIU-së

Nuk dihen arsyet se përse Lala, Xhina dhe Kadiu nuk votuan në kërkesën  për dënimin e dhunës ndaj dy kolegeve të tyre.

Ndërkohë që kanë firmosur Albana Vokshi, Izmira Ulqinaku, Valentina Duka, Monika Kryemadhi, Lindita Metaliaj, Floida Kërpaçi, Nora Malaj,  Jorida Tabaku, Kejdi Mehmetaj, Nadire Meçorapaj, Orjola Pampuri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Rudina Hajdari, Klajda Gjosha.

 

Të fundit