Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë protesta e opozitës vihet përballë sulmesh të fuqishme nga diplomatë të vendeve të Perëndimit. Prej kohësh një pjesë e madhe e mediave, si zgjatim i asaj që bën shumica në qeveri, janë përpjekur të argumentojnë se pozita është në atë protestë për arsye banale të sajat, nga frika për vettingun apo nga pamundësia për të fituar zgjedhjet.
Dy ditë më parë Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, nëpërmjet një letre drejtuar popullit shqiptar (kështu tha, sado qesharake të duket) shprehej se “zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor edhe pa opozitën”, “opozita ka vendosur t'i bojkotojë ato me qëllim”, “askush nuk duhet të pengojë zgjedhjet”, “demokracia duhet të ecë përpara”. Ky është ndoshta qëndrimi më i ashpër i zyrtarëve të lartë europianë. Këtij qëndrimi iu bë jehonë nga shumica dhe njerëzit e saj në përpjekje të krijohet edhe më shumë ideja se protesta është për arsye banale të PD-së, nga frika e humbjes dhe nga frika e vettingut.
Duket jemi përballë një simulakre. Simulakra (njëjës simulacrum), janë kopje të gjërave që nuk ekzistojnë ose nuk kanë origjinal. Jean Baudrillard, një filozof i njohur bashkëkohor, thotë se simulakra ka të bëjë me zëvendësimin e realitetit me simbole dhe shenja, në mënyrë që përvoja njerëzore të jetë produkt i saj. Baudrillard thotë se këto simulacra nuk janë thjesht ndërhyrje në realitet, as ndërhyrje iluzive në realitet: Ato nuk janë të bazuara në një realitet, as nuk fshehin një realitet, ato thjesht fshehin që gjithçka si realiteti, gjithçka reale të jetë përcaktuese mbi të kuptuarit tonë. Simulakra, të cilës i referohet Baudrillad, janë domethëniet dhe simbolizmi i kulturës dhe medias, që ndërton realitetin e perceptuar.
Në këtë kuptim ajo që tha Hahn u përcoll si e vërteta, e drejta, e duhura, demokracia e të tjera, ndërkohë që ajo ka të gjithë treguesit të jetë ndryshe. Letra e komisionerit Hahn në fakt ishte një letër së paku krejtësisht antieuropiane. Ato që njihen si vlera europiane apo si vlera që mbrohen nga BE, (pavarësisht se shumë prej këtyre vlerave gjenden në qindra kultura të tjera shumë të vjetra se sa BE-ja) kanë të bëjnë në thelb me të drejtat e njeriut, shtetin e sundimit të ligjit, lëvizjen e lirë etj. etj. dhe të gjitha shihen si të garantuara vetëm brenda demokracisë. Nëse demokracia preket atëherë vlerat europiane do të ishin të gjitha të rrezikuara apo edhe shkatërruara. Demokracia garantohet vetëm nga zgjedhjet e lira, nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër.
Rreth 150 vjet më parë John Stuart Mill pa si shqetësimin më të madh që mund të prodhonin zgjedhjet pikërisht qeverinë jo përfaqësuese. Ai tha se një qeveri jo përfaqësuese do të bëhej autoritare, do të grabiste të drejta, do të dhunonte liri dhe do të bëhej tiranike. Kur Hahn shkruan se zgjedhjet duhet të mbahen edhe pa opozitën duket se mendon se votuesi i opozitës do të dalë në zgjedhje dhe do të ndëshkojë PD-në, në protestën e sotme PD-ja do të braktiset nga mbështetësit e saj, Lulzim Basha do të jetë i vetëm, PD nuk do ekzistojë më, ajo do të përfundojë në një parti periferike me 2%. Kjo sigurisht që është e pamundur dhe opozita do të dalë sot në protestë masivisht siç votuesi i saj nuk mund të shkojë dhe të votojë një opozitë tjetër.
Vlerat europiane gjithë qytetërimi i sotëm i është qasur politikës duke e parë atë si një mjet për të shmangur tiraninë. Politika nuk shihet si një mjet për të arritur më të mirën, për ta çuar njerëzimin në një botë re dhe ideale, përkundrazi politika, shkruan Gary Gutting një filozof amerikan, është një vend që synon vetëm të shmangë tiraninë. Hahn flet në letër për zgjedhje që duhet të mbahen vetëm pa opozitën dhe duket se nuk e sheh fare demokracinë dhe politikën si një mjet për të shmangur tiraninë dhe për t’i çuar gjërat para. Por, kur demokracia nuk është parë si mjet për të shmangur tiraninë ka prodhuar mynxyra. Musolini, Hitleri etj., erdhën në mes të një periudhe demokratike. Kështu ka ndodhur me autoritarizma të shumta para viteve ‘70 por edhe me ato të rejat e pas viteve 2000.
Letra e Hahn është antieuropiane sepse në qendër të vlerave të Europës është ndarja e pushteteve, është ndarja e qeverisë nga parlamenti dhe nga gjyqësori. Në zemër të këtyre vlerave është kontrolli dhe balanca e pushteteve. Letra e Hahn është antieuropiane sepse mendimi europian, ai që ka prodhuar literaturë pa fund në filozofi politike dhe kudo, e sheh njeriun si një qenie me impulse të fuqishme të cilat kur janë në politikë duhet të mbahen nën kontroll nga ndarja e pushteteve. Si do të jetë i kontrolluar pushteti i Ramës pas zgjedhjeve pa opozitën kur ai të ketë një mazhorancë shumë të madhe dhe kur të ketë shpërndarë disa vota te Topi apo Bojaxhiu dhe kur Meta të jetë i vogël dhe i kërcënuar? Si do të jetë i kontrolluar pushteti kur parlamenti dhe qeveria do të jenë në një dorë, kur gjyqësori do të prodhohet nga parlamenti i kontrolluar nga kryeministri?
Ideja se opozita ka kërkesa ekstreme dhe të papranueshme, se ka kërkesa që prishin sistemin dhe demokracinë nuk është argument. Së pari, Hahn nuk ka folur në letër nëse mund të blihen zgjedhjet nga droga, nëse është e mundur të mbahen zgjedhje në këto kushte? Në një farë mënyre ata e kanë problemin, kanë pranuar dekriminalizimin dhe trefishimin e sipëfaqeve të drogës por nuk pranojnë se kjo blen zgjedhjet. Edhe sikur PD të ketë hyrë në ngërç mendor dhe nuk beson dot ndryshe, edhe sikur sistemi të rrezikohej nga kjo kërkesë e PD-së në kuptimin që kryeministri largohej me të padrejtë nga detyra, kjo lloj goditjeje e sistemit nuk mund të krahasohet me zgjedhjet pa opozitën. Ç’përgjegjësi do të mbajë Hahn nëse vendi nuk qeveriset pas 18 qershorit, nëse vendi hyn në një krizë edhe më të thellë?
Së fundi, letra e Hahn është antieuropiane sepse ajo nuk i sheh zgjedhjet si instrument demokracie. Zgjedhjet janë vetëm të tilla, vetëm instrument demokracie. Njëri nga etërit themelues të SHBA, Roger Sherman thotë në një rast se “zgjedhjet janë një mjet për ta lënë pushtetin, jo për ta fituar”. Dhe kjo për të shmangur konfliktin. Autoritarizmi apo despotizmi gjenden kudo ku fituesit përcaktohen nga shkathtësia apo manovrat e qeverisë dhe jo nga preferenca e publikut. Më pas, ashtu siç autoritarizmi ushqen këto lloj zgjedhjesh, po ashtu edhe ato e ushqejnë autoritarizmin. Ky është si ato dënimet në Romën e vjetër ku një trup i vdekur lidhej në kurrizin e një të dënuari prej të cilit ai nuk mund të çlirohej, megjithëse luftonte shumë. Me kalimin e kohës, kalbëzimi i trupit përhapej dhe hante indet duke e vrarë atë ngadalë. Ndryshe nga Hahn që shkroi një letër antieuropane, ambasadori Lu nuk po mban qëndrime kundër mendimit të etërve themelues të SHBA-së. Kjo është për t’u vlerësuar./Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38