Flash News

KRYESORE

Letra e Metës ndaj komisionerit të KE, reagon Rama: Pavarësisht përgjigjes së KE, terapia e Reformës në Drejtësi nuk do ndalet

Letra e Metës ndaj komisionerit të KE, reagon Rama: Pavarësisht

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas letrës së presidentit Ilir Meta dërguar Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku i rendiste shqetësimet e tij për situatën politike që po kalon Shqipëria.

Sipas Ramës, kjo letër është përpjekje për të minuar urën e vendit me Europën, megjithatë shton se pavarësisht vendimit nga Këshilli Europian, terapia intensive e Reformës në Drejtësi do të vijojë njësoj, që sipas kryeministrit është edhe shkaku i e reagimeve të tilla nga ana e presidentit.

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, shkruan Rama në twitter.

Të fundit