Flash News

KRYESORE

Letra e studentëve për Ambasadën Amerikane: Na ndihmoni, kërkesat tona po shpërfillen nga Rama

54 studentë të Universitetit të Arkitekturës i kanë dërguar një letër ambasadës amerikane, ku i kërkojnë mbështetje për kauzën e tyre.

Ata informojnë përfaqësinë diplomatike më të rëndësishme në vend se qeveria po sillet në mënyrë arrogante dhe të pahijshme për një vend demokratik.

“Studentët kanë qenë shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre, por qeveria po shfaq një sjelljë arrogante dhe në mënyrë të papërshtatshme për një vend demokratik”.

“Ne dëshirojmë t’iu kërkojmë mbështetje për protestën tonë, për të arritur qëllimet”, kërkojnë ndër të tjera studentët.

Studentët janë duke protestuar para Kryeministrisë, teksa kërkojnë vetëm plotësimin e 8 kushtve të tyre. Ata nuk kanë pranuar dhe sot dialog me kryeministrin Edi Rama dhe pse ai këmbënguli disa herë për këtë gjë.

Të fundit