Flash News

E-TJERA

Letra për Bashën/ Gazeta 'Frankfurter Rundschau': Jung u tërhoq nga politika në korrik 2016

Letra për Bashën/ Gazeta 'Frankfurter Rundschau': Jung u

Një letër që Top Channel ia atribuon një 'zyrtari të lartë të partisë së Merkelit' është e pasaktë. Për faktin se letërshkruesi, Franz Josef Jung, është një politikan i dorëhequr, njofton një artikull i gazetës së njohur gjermane, Frankfurter Rundschau.

Jung, shkruan gazeta gjermane, ka dhënë dorëheqjen në korrik 2016, bashkë me lajmërimin se ai nuk do të merrte pjesë ne zgjedhjet federale të vitit 2017, por do të tërhiqej nga politika aktive në fund të mandatit të tij parlamentar.

Politiko.al ka kontaktuar eksponentë të lartë në kryesinë e Partisë Demokratike, burime që konfirmojnë marrjen e letrës, por edhe faktin se Jung është një politikan tashmë i tërhequr. Megjithatë, shtojnë të njëjtat burime, ai mbetet një mik i PD, ashtu siç janë partnerë dhe miq, edhe kristiandemokratët e grupit parlamentar dhe partisë së kancelares Merkel.

http://www.fr.de/rhein-main/alle-gemeinden/darmstadt/kreis-gross-gerau-auch-jung-tritt-nicht-mehr-an-a-320021

 

 

 

Të fundit