Flash News

KRYESORE

Letra/ Ultimatumi i policisë për Gazmend Bardhin: Ndërprisni protestën për 5 minuta ose ndërhyjmë forcërisht

Letra/ Ultimatumi i policisë për Gazmend Bardhin: Ndërprisni

Pak minuta para mbylljes së protestës, Policia e Shtetit doli me një deklaratë, ku i vendoste ultimatum opozitës me argumentin se po kryheshin akte te renda dhune.

Permes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjitshëm, Gazmend Bardhi, uniformat blu paralajmëronin se nëse për 5 minuta nuk do të ndërpritej protesta, atëherë policia do të ndërhynte forcërisht.

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, hodhi akuza mbi policinë, për të cilën theksoi se provokoi dhe tentoi disa here te të shpërndate turmën e njerëzve, sjellja e te cileve ishte paqesore.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

 Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !

Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.  Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme.

Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

Të fundit